Arrestohet pronari i ‘Lakeside’, dyshohet për “Mashtrim në detyrë”

Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në koordinim me Policinë sot ka zhvilluar një operacion, për shkak të dyshimeve se disa zyrtarë dhe qytetarë janë përfshirë në veprat penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Cak i bastisjeve ishin edhe pronat e pronarit të hotelit ‘Lake Side’, Feim Pulaj.

Njësitë policore kanë arrestuar Pulajn dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pulaj dyshohet për shmangie nga tatimi dhe dokumentim të rrejshëm.

Ndër tjerash, dyshohet se dy biznesmenë dhe disa zyrtarë tatimorë janë hetuar pasi dyshohen se janë përfshirë në mashtrime.