Arrestohet shtetasi serb, ishte duke u kërkuar nga Interpoli

Foto ilustruese

Gjatë mëngjesit të djeshëm të 28-të nëntorit në fshati Zhetkovc të Zveçanit Policia e Kosovës ka arrestuar një përson të dyshuar të nacionalitetit serb.

Ai ishte i dyshuar për një rast ‘’Kontrabandim me mallra dhe dëmtim i vulave zyrtare’’. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar.

Mirëpo pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.