Arsenali mposht thellë Chelsean dhe vazhdon si lider i Ligës Premier

Arsenal e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen që ishte planifikuar në kuadër të javës së 29-të, ndërsa aktualisht edicioni është në xhiron e 34-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Leandro Trossard i kaloi Gunners në epërsi me një asistim të Declan Rice.

Arsenali me këtë gol vazhdoi dominimin, duke krijuar raste të sigurta për lojë, por që u mungoi konkretizimi.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Arsenali që ia doli të shënonte plotë katër gola.

Ben White dhe Kai Havertz realizuan në minutën e 52-të, respektivisht në të 57-ën, për rezultatin 3-0.

Për 4-0, Havertz realizoi golin e dytë personal (65’), duke shtuar edhe më shumë dhimbjen tek tifozët e Chelseat.

White realizoi po ashtu golin e dytë personal, kur u asistua nga Martin Odegaard në minutën e 70-të.

Arsenali vazhdon të jetë lider në ligë me 77 pikë, ndërsa Chelsea është në të 9-in me 47 sosh.