Avokati i njohur: Rasti i Lulzim Fejzullahut s’mund të kualifikohet si “vrasje e rëndë”

Avokati, Asdren Hoxha, ka folur në një intervistë për lajmi.net.

I njëjti, ka komentuar rastin tronditës së vrasjes Lulzim Fejzullahut, si dhe dënimin që mund ta marrin të dyshuarit që i përkasin moshës së mitur.

Ai rrëfen se sipas dispozitave ligjore në Kosovë, një i mitur nuk mund të dënohet më shumë se pesë vite, përveç në raste kur ai kryen vepër penale me të cilën parashihen dënim me burg të përjetshëm.

“Sipas kodit të drejtësisë për të mitur, i mituri nuk mund të dënohet më pak se gjashtë muaj, dhe jo më shumë se pesë vite, vetëm atëherë mund të dënohet mbi pesë vite në qoftë se ai kryen veprën penale në të cilën parashihet dënimi me burgim të përjetshëm apo për të cilën, apo nëse i mituri i kyren dy vepra penale për të cilën shihet dënimi për mbi dhjetë vite burgim”, thotë Hoxha.

“Andaj ka diskutime të shumta të ekspertëve të qështjeve juridiko-penale, a duhet së pari të rriten dënimet ndaj të miturve, se a duhet të zvogëlohet kufiri i përgjegjësisë penale ndaj kyresve të veprave penale që në këtë rast tash është sipas kodit të drejtësisë për të mitur dhe kodit të penal që vetëm ata që i mbushin 14 vite janë të përgjegjshëm penalisht, ndërsa ata që nuk i kanë mbushur 16 vite nuk mund të shqiptohen dënime, kur e kanë fjalën për dënime me gjobë…”- thotë avokati Hoxha.

“Nga këndvështrimi juridik, profesional, penal unë e shoh që kjo çështje ta cilësojë si vrasje e rëndë”- thotë avokati.

Ai më tutje tregon se të miturit nuk mund të marrin dënime të mirëfillta për shkak të moshës së tyre.

“Nuk mundet të kualfikohet si vrasje e rëndë, sepse personi i ka pasur mbi 18 vjet, po ti kishte pasur më pak se 18 vjet viktima, atëherë automatikisht elementi i fëmijës, përkatësisht i moshës nën 18 vjet do ta kualifikonte momentin e veprës penale të vrasjes, vrasje të rëndë, në këtë rast nuk mund të kualifikohet si vrasje e rëndë në asnjë mënyrë”, thotë avokati