Azemi: LDK merr pjesë në zgjedhje dhe fiton edhe nëse Kurti i cakton të mbahen të dielën e kësaj jave

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se LDK është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje këtë të diel.

Ai ka thënë se Kurti duhet të dalë dhe të thotë se u dorëzua dhe mund të shkohet në zgjedhje. Azemi thotë se LDK merr pjesë në zgjedhje dhe del fitimtare.

“LDK është e gatshme me shku në zgjedhje këtë të diel. Vec le të del Kurti le të thotë se u dorëzova e boll iu kam rrejt boll e iu kam mahstru. Ikim në zgjedhje të gjithë. Ne marrim pjesë në zgjedhje dhe do të dalim fitimtar”, ka thënë ai.

“Ne i kemi përfunduar proceset e brendshme. Kemi përfunduar programin me 21 shtylla në detaje. Kjo është sikur të përgatitesh për luftë, e ke arsenalin e gatshëm dhe strategjinë”, ka shtuar tutje