Muhabi Osmani, babai i të ndjerës Marigona Osmani e cila u vra në mënyrë mizore nga i dyshuari Dardan Krivaqa, ka rrëfyer për herë të parë tmerrin që ka përjetuar momentin kur ka pa fotografi të trupit të pajetë të vajzës së tij, Marigonës.
“Ai ka qenë tmerri im në jetë që kurrë nuk do ta harroj. Ajo pamje ka qenë mbi çfarë mënyrë më mizore nuk besoj që do ketë vrasje më të rëndë pas luftës në Kosovë”.
Pasi ka parë fotografinë, babai i saj u shpreh se nuk ka dashur të jetoj më.
“Kur ma tregun fotografinë thash më mirë mem pas vra qaty”, tha ai në Debat Plus.