Bajqinovci për shtetet e QUINT-it: Luan me Kosovën, pulë me Serbinë

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka kritikuar sot në një postim në “Facebook” reagimin e shteteve të QUINT-it për çështjen e dinarit.

Ai tha se QUINT-i po sillet “Luan me Kosovën pulë me Serbinë”.

“Për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga lugina e Preshevës nuk kishte reagim nga QUINTI.

Tash po e pres reagimin e QUINT-it për spastrimin etnik, i cili po ndiqet përmes shkurtimeve buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Luan me Kosovën pulë me Serbinë.”