Bajrami e kritikon Kurtin: Me qenë zgjidhja 100 euro në vit, të garantoj që fjalën varfëri nuk e kishe dëgju kurrë

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka publikuar një status pak më parë, në të cilin ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Deputetja e LDK-së e ka kritikuar ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë. Në shkrimin e saj, Bajrami ka përmendur edhe dërgimin e remitencave nga ana e diasporës.

“Z. Kryeministër,

Me qënë zgjidhja 100 Euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgju kurrë.

Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit,

remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit.

Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?” – shkroi ajo.