Bajrami për Qeverinë Kurti: Skandali po e mbulon skandalin

Deputetja e Lidhja Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se skandali më i madh i kësaj Qeverie është “afera Zdravo”.

Tutje Bajrami në T7 duke komentuar zhvillimet e fundit ka thënë se Qeveria Kurti “po prodhon skandale, sa skandali po e prodhon skandalin”.

”Aq shumë po prodhojnë skandale, sa skandalet po e mbulojnë skandalin. Skandali më i madh është afera Zdravo. Imagjino kur shefja e grupit parlamentar flet me një terrorist.” – ka thënë Bajrami.

Ndër të tjera deputetja e LDK-së ka shtuar se ka rekord të tenderëve një-burimorë dhe ka deklaruar se shumë ministra po dalin që e kanë shkelur kushtetutën.

Bajrami ka folur edhe për kohën sa ishte ministre, duke thënë në Qeverinë Mustafa nuk ka pasur skandale të tilla.

“Gjatë Qeverisë Mustafa nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.” – ka thënë ndër të tjera deputetja e LDK-së.