Ekipi kosovar, Ballkani ka udhëtuar drejt Lituanisë për ndeshjen e kthimit ndaj Zalgiris.
Skuadra nga Suhareka sezonin që lamë pas u shpallë kampionë i Superligës së Kosovës, andaj siguroi një vend për në garat evropiane.
Në ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, Ballkani përballë kishte skuadrën e Zalgiris, transmeton lajmi.net.
Në takimin e parë që u mbajt në ‘Fadil Vokrri’, më shtatë korrik rezultati ka qenë i barabartë 1:1.
Nesër ekipin kosovar e pret ndeshja e kthimit, ndërsa sot ata janë nisur drejt Lituanisë.
Nëse Ballkani arrin ta mposht ekipin e Zalgiris, atëherë ata kualifikohet tutje.
Ndeshja zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00.