Deputeti i Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj kryetari të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas deklarimit të këtij të fundit për Asociacionin duke thënë se procesi duhet të përfundojë dhe të përbyllet procesi i dialogut.
Basha e ka quajtur amater në politikë Abdixhikun.
“Qe çka do me thanë me kanë amater n’politikë!” – ka shkruar fillimisht ai.
Më tej, Basha ka thënë se Abdixhiku po vazhdon me “logjikë të njejtë si të Isa Mustafës”.
“Ky beson që veç Asociacionin edhe Serbia knaqet edhe krejt punët rregullohen, dhe fatkeqësia është që ky është ndryshimi në LDK, komplet t’njejtën logjikë t’Isa Mustafës.” – përfundon shkrimi i Bashës.