‘’Bashkohen’’ sërish Limaj e Haradinaj, kësaj rradhe në konakun e një ode në Malishevë

Dikur ishin në Qeveri së bashku e mbrëmë u bënë bashkë në konakun e një ode në Malishevë.

Përkundër që tashmë nuk janë në koalicion së bashku raportet midis Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt vazhdojnë të jenë të shkëlqyëshme.

Ata u panë së bashku në një aheng të organizuar një konakun e Kastriot Berishës nga Malisheva.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që  ka bërë bashkë Haradinajn e Limajn mirëpo që të dy janë parë në disponim të mirë.

Mos ndoshta Limaj po e shen mundësinë që ti bashkohet AAK-së?