BBC shkruan për dhunën në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot ka pasur përleshje mes deputetëve.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dhunën në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë edhe gjiganti mediatik, BBC.

”U hodhën grushta dhe kryeministri i Kosovës u lag me ujë teksa shpërtheu një përleshje në parlamentin e vendit“, nis teksti.

Po ashtu është publkuar edhe video me përmbajtje dhune.

”Ajo erdhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti po i drejtohej sallës kur u shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan përplasjet“, thuhet në artikull.