BDI shpall fitoren në Tetovë

Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore.

Është zhvilluar rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe po ashtu edhe ato parlamentare.

Bashkimi Demokratike për Integrim dhe partnerët e koalicionit “Fronti Evropian”, e kanë shpallur fitoren në Tetovë.

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, ka thënë se kjo fitore është historike.

Në këtë zonë sipas Këshillit Shtetëror të Zgjedhjeve, 53 për qind e qytetarëve kanë votuar për zgjedhjet parlamentare, derisa vetëm 32 për qind e tyre kanë votuar për president.

Rezultatet e para pritet të publikohen para mesnatës.

Kështu deklaroi në një konferencë për media, nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu.