Bedri Hamza: Shumica e Listës së PDK-së do të jetë me emra debutues

Bedri Hamza ka konfirmuar se lista e PDK-së për zgjedhjet e reja nacionale, kurdo që ato mbahen do të jetë me emra të rinj.

Madje, siç tha ai, këta emra do të jenë për herë të parë në lista zgjedhore.

Hamza shtoi se për listën përfundimtare do të jenë përgjegjës disa zyrtarë të lartë, përfshirë kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pasi do të funksionojnë si grup.

“Do të vendos edhe unë, edhe kryetari, po zyrtarët gjithsesi. Kryesia është aty. Ajo që mund të them është shumica e emrave do të jenë për herë të parë në politikë”, potencoi Hamza në Debat Plus.