Befason Rama: Unë nuk jam anëtar i LDK’së, me Lumirin i kemi ndarë punët, ai merret me partinë unë me kryeqytetin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë një interviste në Kanal 10 ka deklaruar se nuk i përket Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Më tutje ai ka thënë se kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun i kanë ndarë detyrat.

“Unë e shohë mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së por nuk jam anëtar i kësaj partie.Jam marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë ndërsa Rama të merret me kryeqytetin’’, ka thënë Rama.