Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme vizitën e parë zyrtare në Kosovë, pasi u zgjodh në krye të shtetit.
Begaj ka zhvilluar një takim me homologen e tij, Vjosa Osmani me të cilën kanë mbajtur dhe një konferencë të përbashkët për mediat, ku Osmani i parashtroi një kërkesë të qartë Begajt.
“Është me rëndësi që këto dy shtete ta formojnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës. kjo praktikë është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete. Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”- u shpreh Osmani.
Presidentja Osmani flet më në fund për çështjen e shamisë, ky është qëndrimi i saj
Osmani kërkoi nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbrojtjeje e njëra-tjetrës në rast sulmesh dhe tensionesh ushtarake. Nga ana e tij, Begaj nuk e refuzoi menjëherë këtë kërkesë, megjithëse deklaroi se NATO mbetet garant i paqes në rajon, duke lënë të kuptohet se nuk e mbështet idenë e një aleance mes dy vendeve.
“Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë”– tha Presidenti Begaj.
Kosova ka aplikuar për të qenë anëtare e NATO-s, ndërkohë kërkesa për nënshkrimi ne aleancës me Shqipërinë vjen pak pas përplasjeve të dhunshme me serbët e veriut, të cilat ngjallën shqetësim.