Begaj pas takimit me Blinkenin: Partneriteti ynë strategjik, më i fortë se kurrë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në takim Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony  Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

”Kjo vizitë  është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”, tha Begaj.

Begaj i shprehu Blinkenit mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.
<”Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse. Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale”- deklaroi presidenti shqiptar

”Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera”, u shpreh Begaj./tch/