Begaj për Adem Jasharin: Burra të tillë rrallë i lindë historia

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne me rastin e 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Fjalim rasti mbajti edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ai kujtoi kontributin e madh të presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Nuk mbeti pa u përmendur as sakrifica e familjes Jashari, të cilët i quajti “flakadanë të lirisë”.

“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lindë historia”, tha Begaj.

I pari i shtetit shqiptar kujtoi edhe trimat e UÇK-së nga të gjitha trojet shqiptare që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb.

Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri.