Begaj pritet nga Osmani me nderime të larta shtetërore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur me nderime të larta shtetërore homologun nga Shqipëria, Bajram Begaj.

Po ashtu në ora 10:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Organizimi kryesor është në ora 12:00, ku në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.