Begaj: Shqiptarët të bashkohen, Serbia është mobilizuar për ta njollosur luftën tonë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se shqiptarët në rajon duhet ta ruajnë e forcojnë kohezionin e tyre kombëtar, social e kulturor.

Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25 vjetorin e çlirimit të vendit pëmendi mobilizimin e Serbisë “për të njollosur luftën e drejtë e parimore të shqiptarëve”, raporton Gazeta Express.

“Shqiptarët kanë nevojë për ta ruajtur dhe forcuar kohezionin e tyre kombëtar, social e kulturor edhe sot, në një kohë kur Serbia dhe aleatët e saj kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike, mediatike në një fushatë thellësisht keqdashëse për të njollosur luftën e drejtë e parimore të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës, ne kemi nevojë më shumë se kurrë që të jemi bashkë, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për një manifestë krenarie kombëtare, kjo nuk ka pse të na kompleksojë”, tha ai.

Begaj tha se shqiptarët s’mund të lejojnë të vendoset barazimi mes “krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet, mbijetesë e liri të shqiptarëve në Kosovë”.