Begaj uron Kamberin për fitimin e mandatit: Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka biseduar përmes telefonit me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Begaj i uroi Kamberit rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” – i deklaroi atij Presidenti Begaj.