Bën vaki në Kosovë, shoferi i autobusit tenton ta korruptojë policin me 5 euro…të vjetra

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ia kishte ofruar policit 5 euro “për një kafe”.

“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.