Berat Buzhala për Përparim Ramën: Është menaxher i mirë, por politikan skandaloz

Gazetari Berat Buzhala e ka lansuar një video nga parku i kryeqytetit “Gërmia”.

Në videon mbi 8-minutëshe, Buzhala e ka komentuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas Buzhalës, Rama është një menaxher i mirë, por një politikan skandaloz.

Ai e ka notuar me notën tetë kryetarin Rama në cilësinë e menaxherit, ndërsa me notën dy në cilësinë e politikanit.

“Për dy vjet, do punë i ka bo, e do punë po premton që ka me i bo” – analizon Buzhala.