Berisha i PDK-së me akuza të forta: Albin Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur për shkak të veprimeve të Kurtit.

“Albin Kurti e ka sjellë situatën të ndodhë sulmi në Banjskë”, ka thënë ai në Debat Plus, përcjell 07 Press.

Sipas tij sulmi terrorist ishte skenar i realizuar në tavolinën e bisedimeve të negociatave në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në Bruksel.

“Krejt çfarë kam thënë e di, e kam bërë analizën e Banjskës, edhe tash ka paralajmëror Banjskën e tjetër që mund ta ketë Novebërda… apo diçka tjetër emrin. Ka qenë skenar komplet, skenar i katër njerëzve që ulën në tavolinën e negocimit të bisedimeve në Bruksel për Kosovën. E kam bërë këtë analizë vet”, ka deklaruar Berisha.