Berisha me fjalë të rënda: Barkëqitja sllave në pushtet erdhi me financat serbe

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, i ka reaguar krerëve institucionalë që në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ardhjen e tyre në pushtet e ka ndihmuar edhe propaganda ndaj UÇK-së.

“Jam shumë i bafasur me reagimin e disave të cilët thon se krerët e regjimit aktual nuk i përmendën në festën e çlirimit të Kosovës, çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në Hagë! Sipas logjikës e atyre që po reagojn, duhet edhe Serbia me 12 qershor me i përmend Hashimin bacën Jakup, Kadrin, Rexhën e të tjerët si fitimarë kundër tyre.

Kjo barkëqitje sllave që erdhi në pushtet me financat serbe dhe propagandën që u pregatit në kuzhinat e Begradit kundër çlirimtarëve e që ju servirua analfabetëve dhe trushpërlarëve, vazhdon të kërkoj dëshmiar të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së, ndërsa disa po befasohen pse nuk u përmendën çlirimtarët”, ka shkruar Berisha.