Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Berisha për “tentim atentatin” ndaj Kurtit: Viktimizim para elektoratit, duam hetim parlamentar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, “tentim atentatin” e raportuar ndaj kryeministrit Albin Kurti e ka quajtur viktimizim para elektoratit të tij “në luftën kundër Serbisë”.

Duke folur për raportimet për tentim atentati, Berisha ka thënë se PDK-ja do të propozojë hetim parlamentar për pretendimet.

Sipas tij, Kurti “përpiqet të krijojë armiq të brendshëm” për shkak “të dëmeve që ia bëri Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Sipas tij, këto veti janë të “diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste”.

“Këto janë terma shumë shqetësuese, unë mendoj se këtë temë këtë frymë siç e ka prezantuar kryeministri ne duhet ta ngrisim një komision hetimor brenda parlamentar. Së pari do ta ngris në këtë komision (për Siguri dhe Mbrojtje) ku ishim edhe pse nuk arritëm për shkak të përplasjeve por do ta ngrisëunë në parlament që të ketë një komision që e heton këtë pretendimet e kryeministrit. Kjo është shumë e rrezikshme, e tashti nëse nga kompleksi i pozicionit të vet në raport me Serbinë dhe Vuçiqin në tavolinë, skenarëve që kanë krijuar për të destabilizuar Kosovën…”, ka thënë Berisha për “Ekonomia Online”.

Berisha ka thënë se tentimi për atentat do ta ndryshonte komplet agjendën e kryeministrit. Këtë, Berisha e sheh edhe si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

“Nëse ka pasur edhe sikur të kishte pas (tentim për atentat) shërbimi inteligjent e kishte kap me kohë. Ai nuk e bën publike fare në media, e lëviz agjendën e kryeministrit komplet, unë e njoh natyrën e funksionimit të shteteve. E lëviz komplet agjendën shtetërore të kryeministrit, e shmang mundësinë duke mos e ndalur hetimin dhe kapjen e atyre që kanë pretenduar diçka të tillë. Prandaj kjo është thjesht një lloj strategjie e viktimizimit dhe të dëshmojë para elektoratit të vet, ‘shihe sa patriot jam unë, çka po i bëj unë Serbisë sa që po duan edhe me më vra’, duke involvuar edhe një konflikt brenda shqiptarëve. Kjo është një strategji shumë e rrezikshme”, ka deklaruar ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.