Bërnabiqi nervozohet me aksionin e policisë, thërret KFOR-in

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, është nervozuar nga aksioni i bastisjeve të cilin Policia e Kosovës e realizoi në veri në orët e mëngjesit.

Ajo për këto zhvillime fajësoi kryeministrin Kurti, i cili sipas tij po terrorizon dhe keqtrajton serbët në veri të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Për këtë, siç raporton Radio Televizioni i Serbisë, ajo ka kontaktuar me KFOR-in.

Ndryshe, që nga orët e mëngjesit policia ka zhvilluar bastisje në pesë lokacione në veri.

Deri tash, siç edhe raportoi lajmi.net gjatë tërë ditës, janë konfiskuar prona të kryekriminelit serb, Milan Radojçiq, përfshirë barkë luksoze, makina e motorë me katër rrota.