Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së

Besian Mustafa është emëruar zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka dhënë LDK përmes një postimi në Facebook.

“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet z. Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.