Bie numri i kurorëzimeve në Kosovë

Në vitin 2023, janë regjistruar 18 mijë e 493 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave, prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 mijë e 978 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë janë regjistruar gjithsej 1515.

Krahasuar me vitin 2022 që ishin 17863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16978 apo (4.95%) persona më pak.