Bien Facebook, Messenger dhe Instagram

Tri aplikacionet e famshme të Meta, Facebook, Messenger dhe Instagram, janë jashtë funksionit.

Përdoruesit e këtyre platforma kanë hasur në probleme teknike, ku u janë mbyllur llogaritë në Facebook dhe Messenger, teksa Instagram nuk funksionon fare.

Në DownDetector mijëra përdorues të Facebook po raportojnë se nuk aksesojnë dot rrjetet social.