“Big Brother” edhe në Rahovec, banorët 24 orë nën vëzhgim të kamerave (Pamje)

Nëse keni menduar që nuk do të ketë “Big Brother” edhe në Rahovec, keni gabuar.

Hapi i parë në atë drejtim është bërë. Kamerat janë vendosur. Nuk dihet se kush është “Vëllau i madh” apo “Arbana e Rahovecit”, megjithatë, jeni nën vëzhgim.

Në pamjet që ka siguruar 07 Press, shihet se në hyrjen poshtë qytetit, te pjesa e njohur si “Rrethi te Viva”, është vendosur shenja ku tregohet se çdo kush që hyn brenda qytetit, është nën vëzhgim 24 orë.

Kjo me siguri është vënë nga autoritetet, teksa qytetarët kanë shkruar në faqe duke e pranuar me shaka këtë lajmërim.

Për më shumë, shikoni videon: