Bislim Bislimi emërohet sekretar i përgjithshëm i MKRS-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka emëruar Bislim Bislimin sekretar të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për këtë pozitë kishin aplikuar tetë persona, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bislim Bislimi mori më së shumti pikë për pozitën në fjalë.