Bislimi akuza Serbisë se e dërgoi një kamion me dinarë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi ka dalë me një deklaratë rreth raportimeve që një automjet me dinarë është ndaluar nga autoritetet kosovare në Jarinjë.

Ai thotë se Banka e Serbisë ka dërguar një kamion me para nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente një ditë para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit.

“Sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet po ashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila po ashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se kërkesës së kompanisë serbe që pyeti nëse mund të fusin dinarët në Kosovë i janë përgjigjur me vendimin e BQK-së.

“Sot kanë ardhur përfaqësuesit e një kompanie, palës serbe, kanë pyetur në Jarinje se a lejohet, ne ia kemi kumtuar që sipas vendimit të BQK-së, qarkullimi i mjeteve monetare duhet me u bë prej kompanive të autorizuara nga BQK-ja. Kanë kërkuar vetëm informacione. Ne i kemi treguar që kompania duhet me qenë e licencuar dhe e autorizuar nga BQK”, ka thënë Stavileci më herët për Express.