Bislimi e Petkoviq takohen sot në Bruksel: Diskutohet Marrëveshja Bazë dhe plani për veriun

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, sot pritet të qëndrojnë në Bruksel.

Klinsman Kadiu, këshilltar i Bislimit, tha të martën në mëngjes për Radion Evropa e Lirë: “Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi më herët gjatë ditës se i dërguari për dialogun, Miroslav Lajçak, do t’i presë në takim kryenegociatorët nga të dyja palët.

“Fokusi do të jetë tek implementimi i marrëveshjes së 27 shkurtit [Marrëveshja Bazë] dhe hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”, tha Stano.

Takimi në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Për këtë temë ka diskutuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, gjatë një samiti në Greqi.

Të dy janë shprehur të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes. Madje, Kurti dje tha se pas tërheqjes së 25% të Policisë nga objektet komunale, Kosova po i hap rrugën edhe zgjedhjeve të reja.

Plani për qetësimin e situatës në veri:

• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.