Bislimi; Fuqia punëtore s’ka migruar nga Kosova, kanë dalë vetëm gjyshet m’i pa nipat, u kënaqën

Ka dështuar paniku se me liberalizimin e vizave do të zbrazet Kosova, fuqia punëtore s’ka migruar, por vetëm gjyshet kanë dalë jashtë vendit, të cilat kanë shkuar t’i shohin nipat e tyre.

Gjyshet, “u kënaqën”.

Kështu të paktën ka deklaruar zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi në Komisionin për Integrime Evropiane, i cili me bindje të plotë thekson që “as rinia, as të vjetrit… e as fuqia punëtore” s’kanë dalë nga vendi, kështu “as nuk është dëmtuar e as nuk do të dëmtohet tregu i punës”.

“Shifrat e migrimit… krejt ajo panik që është përhap ka dështuar, nuk kanë dalë as rinia, as të vjetrit, kanë dalë gjyshet kanë shkuar m’ii këqyr nipat, u kënaqën. Por, ato s’kanë qenë pjesë e fuqisë punëtore, as nuk e kanë dëmtuar tregun e punës e as nuk kanë me e dëmtu. E kanë rrit mirëqenien edhe të gjyshërve tanë edhe të familjeve që i kanë prit atje, diçka që s’ka mund me ndodhë përpara, duhet me iu gëzu kësaj”, ka thënë Bislimi.

Bislimi vetëvendosur ka deklaruar se për tre vjet qeverisje, kanë arritur të punësojnë rreth 65 mijë persona.