Blair: E dija para 25 vitesh që ishte gjëja e duhur për ta bërë, duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili ishte njëri nga njerëzit kyçë që vuri në lëvizje intervenimin e NATO-s në Kosovë, po i adresohet Kuvendit të Kosovës në seancën solemne të organizuar në prag të Ditës së Çlirimit.

Blair sot tha se ka qenë i bindur se ishte gjëja e duhur për ta bërë dhe tha se edhe “tani jam i bindur që duhet t’u rrimë krah njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj.”