Bora zbardh gjithçka në Brezovicë, këto janë pamjet magjike nga atje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë kësaj jave njoftoi se të shtunën (sot) si dhe të dielën në vend do të ketë reshje shiu e bore, teka mot parashihet të mbajë kryesisht i vranët.

Pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës sot u mbuluan nga bora, e cila zbardhi gati çdo gjë.

Pamje mahnitëse janë publikuar edhe nga Brezovica, kjo zonë malore e frekuentuar tejet shumë në këtë stinë.

Deri tani gjendja e rrugëve është e kalueshme, teksa të njëjtat edhe janë pastruar.