Borrell “alarmohet” pas arrestimit të “Rusit” e parakalimit të FSK-së: Nuk tolerojmë përshkallëzim të mëtutjeshëm

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell është lajmëruar në Twitter.

Përmes një cicërime ai ka komentuar zhvillimet e ditës, atë të arrestimit të kriminelit “Rusi” dhe parakalimit të FSK-së, megjithëse për këtë të fundit ishte në dijeni edhe KFOR-i.

“Eskalimi i mëtutjeshëm, përkundër bisedimeve të djeshme, po bëhet i rrezikshëm. Ne nuk do ta tolerojmë këtë”, shkroi ndër tjerash spanjolli.

Më poshtë edhe cicërima e plotë: