Brenda 5 ditëve në Gjakovë vdiqën tre mjekë

Në moshën 61 vjeçare mjeku Naser Lleshi, pas disa probleme shëndetësore, vdiq të shtunën.

Për të ndjerin, familjar e kolegë thanë fjalët më të mira, duke e përshkruar Lleshin si njeri të urtë e shumë punëtorë.

Derisa, tri ditë para mjekut Naser Lleshi, vdiq pulmologu Ali Iljazi.
E po në ditën e njëjtë Gjakova i dha lamtumirën e fundit, mjekut Mentor Salihi, i cili nuk i mbijetoi plagëve që mori, në aksidentin mes autoambulancës dhe një veture.

Ditën e parë të muajit, në Gjakovë u varros edhe një tjetër anëtar i stafit Shëndetësor të kësaj komune, njofton Klan Kosova.

Shoferi i autoambulancës të Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Skofija Gjini, po ashtu gjeti vdekjen nga aksidenti që ndodhi, në këtë vend.