Burri fjaloset me gruan në sy të vëllezërve të saj që i shkuan për Bajram, njëri nga ta e rrah dhëndrin

Festat fetare njihen si ditë kur duhet të mbizotërojë paqja dhe harmonia familjare.

Por në një familje në Dragash ndodhi e kundërta.

Kjo pasi vizita për festën e Kurban Bajramit nuk shkoi mirë në Pllavë të Dragashit ditën e djeshme, ku tre vëllezër shkuan për të bërë Bajram te motra e tyre.

Këto do të jenë çmimet e derivateve në Kosovë për datat 10 dhe 11 korrik

Vizita eskaloi pas një mosmarrëveshje mes çiftit çka bëri që njëri nga vëllezërit ta sulmojë dhëndrin.

Fillimisht, ata patën konflikt verbal derisa gjithçka eskaloi në dhunë, pasi në oborrin e shtëpisë ku po qëndronin njëri nga vëllezërit e sulmoi me grushte bashkëshortin e motrës.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se viktima ka marr tretman mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore.

I dyshuari, është intervistuar dhe ndaj tij është hapur rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.