Burri nga Rahoveci rrahet keq nga gruaja e tij, bëhet për spital

Një grua nga Rahoveci është arrestuar, pasi e njëjta ka rrahur fizikisht burrin e saj.

Ishte vetë bashkëshorti që lajmëroi rastin në polici, ndërsa këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”