Burri që vdiq në aksidentin në Keqekollë ishte ushtar i UÇK-së

Personi që vdiq në aksidentin e sotëm në Keqekollë të Prishtinës ishte Bashkim Canolli, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për vdekjen e tij bënë të ditur familjarët e të afërmit e të ndjerit.

Ndërkaq aksidenti mes autobusit dhe një veture la të lënduar 14 persona, të cilët janë liruar pas tretmanit mjekësor në QKUK.