Buzhala paralajmëron intervistë me ish-presidentin Thaçi për herë të parë pas dorëheqjes së tij

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, gazetari i Gazetës Nacionale, Berat Buzhala, ka bërë të ditur se më në fund do të bëhet e mundur intervista e parë ekskluzive me ish-presidentin Hashim Thaçi pas dorëheqjes së tij si President i Kosovës.

Kjo është hera e parë që ish-presidenti Thaçi do të japë një intervistë që nga dorëheqja e tij më 5 nëntor 2020, pasi u përball me akuzat e Prokurorisë Speciale.

“Tashmë është e aprovuar, pas disa muajsh email’a dhe marrëveshje, këtë jave pritet ta keni intervistën me Presidentin Thaçi. E para e tij prej kur është arrestuar. Eksplozive 💣 dhe ekskluzive. Nacionale është gazetë dhe brend. Me staf përparimtarë dhe trima. Futën midis turmave të egra e syni vrr nuk ju bon. I am back”, – njoftoi Buzhala në Facebook.