Buzhala – Shpend Ahmetit: Kjo është epoka e Albin Kurtit, e bajshi me shnet edhe nja 10 vjet

Gazetari Viktor Buzhala, ka thënë se kjo është “epoka e Albin Kurtit”.

Ai tha se para kësaj periudhe, ka qenë epoka e Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit, me nga 10 vjet – duke shtuar se mendon që “edhe epoka e Kurtit do të zgjas aq”.

Këtë deklaratë Buzhala e tha teksa po diskutonte me Shpend Ahmetin në “Pressing”.

“Ne jemi duke jetuar në epokën e Albin Kurtit, ka qenë epoka e Ibrahim Rugovës 10 vjet, pastaj e Hashim Thaçit 10 vjet. Sot është e Albin Kurtit e cila sipas meje ka me zgjat 10 vet. Populli ia ka dhënë atë mandat, ka arrit me bindë popullin e bajshi me shnet”, ka thënë Buzhala. /Gazeta Express