Shkuarjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në e ka kritikuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
Ajo është shprehur se Kurti e Osmani kanë qenë vetëm spektatorë në SHBA, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Tenton t’u japë policëve 50 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari në Rahovec
“Me rëndësi që populli është mirë, pagat i ka të larta, e mirëqenia në nivel. #Hipokrizia s’ka kufi!”, ka thënë ajo me ironi.
Ky është statusi i plotë i saj:
Boll mirë. Pse mos me shku në Amerikë kryeministri Kurti e presidentja Osmani, në rolin e spektatorit, për një marrëveshje që ka me nënshkru ministrja Rizvanolli.
Me rëndësi që populli është mirë, pagat i ka të larta, e mirëqenia në nivel. #Hipokrizia s’ka kufi!.
Policia e Kosovës ndalon veturën me targa ruse, arreston dy francezë