Gjykata Themelore Ferizaj, ka njoftuar se më 26 tetor është caktuar seanca e gjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.
Gjykata njofton se seanca do të filloj në orën 10:00.
“Ju njoftoj se më 26 tetor 2022, me fillim nga ora 10:00, është caktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve D.K i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në këtë njoftim e gjykatës.
Për vrasjen e Marigona Osmanit deri më tash është mbajtur vetëm seanca fillestare ndaj dy të akuzuarve.
Tentoi të vras tre policë në Prizren, arrestohet i dyshuari 32 vjeçar