Çfarë “miziviri” Granit Xhaka! Nënçmon brishtë kombëtaren e Kosovës

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës Granit Xhaka ka nënçmuar Kosovën, duke thënë se lojtarët e rinj të Zvicrës duhet të luajnë me këso kombëtaresh.

Xhaka ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën zvicerane “NZZ Magazin”, ku përpos arsyeve për largimin nga Arsenal dhe kalimin te Bayer Leverkusen, komentoi edhe talentët e “Helvetikëve”.

I pyetur për talentët si Fabian Rieder, Zeki Amdouni dhe Ardon Jashari dhe rëndësinë që do të kenë në vitet në vijim, Xhaka tha se lojtarët e rinj duhet të kenë minutazhë ndaj kombëtareve si Kosova ose Andorra.

Potenciali mbizotëron gjithmonë. Nuk ka rëndësi nëse jeni 18 apo 30. Nëse dikush e meriton të luajë, atëherë duhet të luajë”.

Amdouni së fundmi ka impresionuar dhe ka shënuar gola, Rieder ka bërë hapin e radhës me transferimin e tij te Rennes, Jashari ka qenë kapiten në Luzern në moshën 20-vjeçare dhe po luan në një nivel shumë të lartë. Ai e meriton shansin e tij. Kundër kujt dëshironi të luani nëse jo kundër Kosovës apo Andorrës? Këta janë tre futbollistët që do të jenë të rëndësishëm për Zvicrën në të ardhmen”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Kosova barazoi me Zvicrën në muajin shtator me rezultat 2:2./Nacionale