Qershitë janë një burim i mirë i vitaminave A, B1, B2, B3, B6, C dhe K dhe i mineraleve kalium, kalcium, hekur, bakër, mangan, magnez, fosfor dhe zink, por a është mirë të hamë më shumë se 20?
Dhe ky frut njihet edhe për faktin se sapo marrim një qershi, nuk mund të ndalemi më, por ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet ta teprojmë dhe të hamë shumë qershi në të njëjtën kohë, sepse mund të veprojnë si laksativ dhe të shkaktojnë dispepsi.
Prandaj, është mirë që t’i përmbaheni dozës së rekomanduar ditore prej rreth 150 gramë, që i përgjigjet sasisë prej rreth 20 qershish.
Qershitë përmbajnë gjithashtu fibra dietike, celulozë, pektinë, acide organike (malik, citrik dhe tartarik) dhe disa proteina dhe karbohidrate.