Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e rëndësishme që Kosova të bashkëpunojë me partnerët e saj për të forcuar kandidaturën për anëtarësim në të gjitha institucionet euroatlantike, ashtu si edhe në Këshillin e Evropës.
Chulick i bëri komentet në një takim me një grup gazetarësh në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Ajo përsëriti se vizion i SHBA-së për Kosovën është që ajo të jetë pjesë e institucioneve euroatlantike.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’i dëgjojë këshillat e partnerëve të saj më të afërt, në mënyrë që të garantojë një rezultat pozitiv kur del në ndonjë votim”, tha Chulick./REL